Top Channel/ Sulmi me bombë në Ankara, dhjetëra persona në pranga! Do kalojnë filtrat e drejtësisë
03/10/2023 17:51

Policia i ka ndaluar të paktën 67 persona vetëm këtë të martë në Turqi, pas një aksioni për të gjetur dhe vënë përpara drejtësisë bashkëpunëtorët ose organizatorët e sulmit të rëndë me bombë përpara ndërtesave shtetërore. Personat e dyshuar që u vunë në pranga janë në shënjestër të autoriteteve të Ankarasë, pasi dyshohet se janë të lidhur me militantët kurdë. Aksioni është duke u kryer disa ditë pas sulmit vetëvrasës në Ankara, teksa dy persona mbërritën me një makinë përpara ndërtesës së Ministrisë së Brendshme dhe Parlamentit, e më pas njëri prej tyre hodhi veten në erë me një bombë, ndërsa terroristi tjetri u vra më pas nga policia. Shpërthim që vuri në alarm autoritetet turke, të cilët sipas njoftimit të Ministrit të Brendshëm turk Ali Yerlikaya, thuhet se policia ka kryer bastisje në 16 provinca të Turqisë, duke arrestuar 55 persona që dyshohet se kanë qenë pjesë e një strukture të inteligjencës të Partisë Popullore të Kurdistanit (PKK), e cila njëkohësisht pretendon se është përgjegjëse për sulmin. Ndërsa të paktën 12 të dyshuar tjerë si pjesëtarë të PKK-së janë arrestuar në një operacion të ndarë në pesë province. Aksioni hetimor është përqëndruar në pjesëtarët e Partisë Popullore të Kurdistanit pasi ai ka kryer kryengritje prej disa dekadash në Turqi dhe konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Pamjet: AFP

Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54