Tre persona janë vrarë në një sulm të armatosur të ndodhur të martën në mbrëmje në një sallon bukurie në qendër të qytetit Uppsala, lajm i konfirmuar nga autoritetet suedeze. Sipas raportimeve, autori i dyshuar i krimit u largua nga vendi i ngjarjes me një skuter dhe aktualisht është në arrati. Policia ka nisur një hetim për vrasje dhe ka rrethuar zonën përreth sheshit Vaksala, ku ndodhi incidenti.