Turqia e dënoi ashpër sulmin tokësor të Izraelit në Liban, duke e përshkruar si “shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit”, dhe si një “përpjekje të paligjshme pushtimi” që duhet të përfundojë sa më parë. “Kjo ofensivë duhet ndërprerë urgjentisht dhe trupat izraelite duhet të tërhiqen nga territory libanez”, thuhet në një deklaratë të ministrisë së jashtme turke.