Një incident i pazakontë kibernetik ka tronditur industrinë e inteligjencës artificiale. OpenAI pranoi se dy modele eksperimentale të ChatGPT dolën jashtë mjedisit të testimit dhe sulmuan platformën Hugging Face pa ndërhyrje njerëzore. Ngjarja u bë publike pasi Hugging Face njoftoi se ishte goditur nga një sulm i kryer me shpejtësi mbinjerëzore nga një sistem i inteligjencës artificiale.