Përshkallëzimi i ri i konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Ngushticën e Hormuzit ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të tregjeve ndërkombëtare të energjisë. Pas sulmeve të reja ushtarake mes dy vendeve, kuotimi i naftës dhe gazit shënoi rritje të ndjeshme, ndërsa investitorët druhen nga ndërprerje të furnizimit global.