Top Channel/ Sulmet në veri të Kosovës, Parlamenti Europian do kërkojë masa ndëshkuese ndaj Serbisë
16/10/2023 19:04

Parlamenti Europian po planifikon të kërkojë masa ndëshkuese ndaj Serbisë, pas sulmit në Banjskë të Zveçanit gjatë 24 shtatorit. Radio Europa e Lirë raporton se vendosja e ndëshkimeve kanë dakordësinë e shumicës së anëtarëve të PE-së, por vendimet përfundimtare i merr Këshilli ose Komisioni Evropian. Në diskutimet e bëra për situatën në Kosovë mund të pritet që në këtë rezolutë të bëhet ftesë për Kosovën dhe Serbinë që t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli, e më pas do të kërkohen masat ndëshkuese për palën serbe. Grupet politike janë duke formuluar propozimet e tyre për një rezolutë të posaçme për zhvillimet në Kosovë dhe për raportet Prishtinë-Beograd. Rezoluta pritet të vendoset në procedurë të përshpejtuar dhe më pas të miratohet më 19 tetor gjatë seancës plenare të Parlamentit Europian. Në të dhënat paraprake përfaqësuesit kërkojnë një hetim të plotë për sulmin ndaj policisë së Kosovës ku mbeti I vrarë edhe një rreshter. Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin e grupit të armatosur të serbëve ndaj forcave të vendit, akuza që Serbia i ka mohuar. Më herët BE-ja ka njoftuar se pret përfundimin e hetimeve dhe më pas do të ndërmarrë hapa dhe masa të mundshme kundrejt fajtorëve.

Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07