Rusia dhe Ukraina kanë kryer sulmet më të mëdha me dronë kundër njëra-tjetrës, që nga fillimi i luftës. Ministria ruse e mbrojtjes tha se ka kapur 84 dronë ukrainas mbi gjashtë rajone, duke përfshirë disa që i afroheshin Moskës. Për pasojë, u anuluan fluturimet nga tre nga aeroportet kryesore të kryeqytetit.