Top Channel/ Sulmet e Izraelit ndaj Iranit, Arabia dhe shtetet e Gjirit Persik bëjnë paralajmërimin
26/10/2024 22:11

Arabia Saudite dhe shtetet e tjera të shteteve të Gjirit Persik paralajmëruan për një “përshkallëzim” nga Izraeli, pasi ky shtet sulmoi caqet ushtarake në Iran. Irani mbështet dy grupe në Lindjen e Mesme që aktualisht po luftojnë kundër Izraelit. “Mbretëria e Arabisë Saudite shpreh dënon dhe denoncon” sulmet izraelite, dhe thekson “pozicionin e saj të qartë lidhur me kundërshtimin e përshkallëzimit të konfliktit në rajon që kërcënon sigurinë dhe stabilitetin e shteteve dhe njerëzve” në Lindjen e Mesme, shkroi Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite në X. Izraeli tha se kreu sulme “precize” ndaj caqeve ushtarake në Iran, në shenjë hakmarrjeje për një sulm me raketa që Irani kreu ndaj Izraelit në fillim të tetorit. Irani pranoi se Izraeli sulmoi caqe ushtarake të tij dhe tha se gjatë sulmeve u vranë dy ushtarë. Ministria e Jashtme saudite i bëri thirrje “komunitetit ndërkombëtar dhe palëve në ndikim që të marrin rolet dhe përgjegjësitë e tyre për të ulur përshkallëzimin dhe për t’i dhënë fund konflikteve në rajon”. Ministria e Jashtme e Katarit, shtet që po ndërmjetëson përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Gazë, shprehu “shqetësim të thellë lidhur me pasojat serioze që mund të prodhojë ky përshkallëzim” nga Izraeli. Emiratet e Bashkuara Arabe po ashtu dënuan sulmet izraelite ndaj Iranit dhe shprehën “shqetësim të thellë” lidhur me “pasojat në sigurinë dhe stabilitetin rajonal”. Ndërkaq, Omani, shtet që për një kohë të gjatë luan rolin e ndërmjetësit mes Iranit dhe shteteve perëndimore tha se sulmet e Izraelit ndaj Iranit “nxisin cilin e dhunës dhe minojnë përpjekjet” për uljen e tensioneve.

Top Channel/ Trump: Irani na bëri një dhuratë. Po negociojmë, por s’u besoj
24/03 23:18
Top News- “Irani duhet hequr qafe”, një tjetër shtet përfshihet në luftë, mesazh Trump
24/03 23:00
Top News- Ukraina mes zjarrit e tymit të zi nga bombardimet, Rusia në ofensivë ushtarake
24/03 22:51
Top News- “E fituam luftën”/ Trump jep lajmin e madh: Ja kush do e drejtojë Iranin
24/03 22:47
Top Channel/ Izraeli shënjestron disa qytete në Liban, 5 viktima dhe disa të plagosur
24/03 22:15
Top Channel/Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin, nafta ‘kapërcen’ sërish mbi…
24/03 21:54
Top Channel/ Rrëzimi i avionit ushtarak në Kolumbi, konfirmohen 66 persona të vdekur, 4 të zhdukur
24/03 21:10
Top Channel/ Britania s’shqetësohet nga kërcënimet e Iranit, dërgon anije në Ngushticën e Hormuzit
24/03 21:08
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, Erdogan: Lufta e Netanyahut, por 8 mld njerëz kanë pasoja
24/03 21:03
Top News – Pasi Trump njoftoi përparim, Irani lëshon raketa drejt Izraelit dhe Kuvajtit
24/03 20:16
Top Channel/ Bisedimet SHBA-Iran në Pakistan, ftesë J.D Vance që të ulet për negociata
24/03 19:59
Top Channel/ Von der Leyen, thirrje SHBA-së dhe Iranit: Urgjent negociata që të hapet Hormuzi!
24/03 19:50
Top News – Putin humbi 6 mijë ushtarë në 4 ditë / ‘Mish për top’ në ‘zonën e vrasjes’ në Ukrainë
24/03 17:50
Top News- Gjysmë miliardi USD bast për naftën / 15 minuta para njoftimit të Trump, manipulohet tregu
24/03 15:12
Top News – Izraeli pushton një të dhjetën e Libanit / Ushtria nis ofensivën, shkatërron pesë ura
24/03 15:05
Top Channel/ “AI ndërhyn te lajmet”, akuza: Inteligjenca e Google ndryshon titujt “sipas qejfit”!
24/03 14:51
Top News – Sytë nga Irani, Putin ‘bën kërdinë’ / NATO ngre avionët luftarakë në Poloni e Rumani
24/03 14:07
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme, shefja e BE-së: Paqja është thelbësore për…
24/03 13:55
Top News – Mijëra marinsa presin ‘sinjalin’ e Trump / Gati për pushtim nëse bisedimet dështojnë
24/03 13:01
Top News – Kthimi i Trump fundi i lidhjes transatlantike / Presidenti gjerman kërkon ‘pavarësi’
24/03 13:01
DIGITALB DIGITALB