Top Channel/ Sulmet, Biden kundër Izraelit, presidenti i SHBA:Nuk mbështesim goditjen e Iranit në…
02/10/2024 23:03

Frika për zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme sa vjen dhe shtohet. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se ai nuk do të mbështesë një sulm izraelit në vendet që lidhen me programin bërthamor të Teheranit. “Përgjigja është jo”, ka thënë Biden të mërkurën, kur u pyet nëse do të mbështeste një hakmarrje të tillë pasi Irani lëshoi rreth 180 raketa në Izrael të martën. Komentet e Bidenit erdhën pasi ai dhe liderët e tjerë të Grupit të Shtatë vendeve të zhvilluara biseduan me telefon të mërkurën për të diskutuar koordinimin e sanksioneve të reja kundër Iranit. Shtëpia e Bardhë ka thënë në një deklaratë se udhëheqësit e G7-s "dënuan pa mëdyshje sulmin e Iranit kundër Izraelit" dhe Bideni përsëriti "solidaritetin dhe mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për Izraelin dhe popullin e tij". Gjatë gjithë kohës, administrata ka sinjalizuar se po kërkon që Izraeli të tregojë përmbajtje në mënyrën se si i përgjigjet sulmit raketor të së martës, për të cilin Bideni ka thënë se ishte "i paefektshëm dhe i mundur". Ndërkaq, Presidenti i Iranit, Massouf Pezeshkian, ka deklaruar se Irani nuk po kërkon luftë. Ai u shpreh se është Izraeli ai që po i detyron të reagojnë. Pezeshkian paralajmëroi se "do të ketë një përgjigje më të fortë" nëse Izraeli hakmerret ndaj sulmeve të së martës.

Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01