Katër persona që mendohet të jenë anëtarë të Hamasit e të dyshuar se po planifikonin sulme terroriste në Europë, janë arrestuar nga autoritetet gjermane dhe holandeze. Njoftimin e bëri zyra e Prokurorit federal gjerman, që sqaroi se tre nga personat në fjalë u ndaluan në Gjermani dhe njëri në Holandë. Shënjestra e tyre duket se do të ishin institucionet hebraike në Europë.