Sulmet ruse mëngjesin e së enjtes kanë shkaktuar zjarre dhe dëme të mëdha në pesë qarqe të Kievit, njoftoi kryetari i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko, në Telegram. Copëzat e dronëve të rrëzuar ranë në qarqet Peçersk, Holosivski, Solomiansk, Obolonsk dhe Podilsk, tha Klitschko. Ai shtoi se dy njerëz u lënduan pasi u goditën nga copëzat e dronëve të rrëzuar. Klitschko raportoi se katet e sipërme të një ndërtesë shumëkatëshe në Peçersk u përfshinë nga zjarri dhe se banorët u evakuuan.