Ndërrimi i viteve në SHBA është shoqëruar me viktima. CNN raporton se të paktën 10 persona u vranë dhe 30 u plagosën kur një shofer u përplas në një turmë gjatë festimeve të Vitit të Ri. Kjo ngjarje e rëndë ndodhi në rrugën Bourbon në shtetin e New Orleans. “Ka pasur një incident masiv në Bourbon Street. Largohuni nga zona” shkruajti në platformën X një zyrtar lokal.