Top Channel/ Sulm terrorist në Heathrow? Dyshohet se pas zjarrit qëndron Rusia
21/03/2025 15:33

Aeroporti Heathroë i Britanisë, më i ngarkuari në Europë, u mbyll këtë të premte si pasojë e një zjarri të madh në një nënstacion elektrik me pasojë ndërprerjen e energjisë elektrike dhe anulimin e qindra fluturime nga dhe drejt Heathroë. Imazhet e shpërndara në mediat sociale treguan flakë të mëdha dhe tym që dilnin nga nënstacioni në Hayes. 10 mjete dhe rreth 70 zjarrfikës luftuan me flakët në vendngjarje, ndërsa u bë evakuimi i rreth 150 banorëve që jetonin pranë nënstacionit. Në të gjithë zonën raportohet ppër 16,000 shtëpi të mbetura pa energji në zonë. Mungesa e energjisë elektrike në aeroportin më të ngarkuar në botë për udhëtime ndërkombëtare solli anulimin e 1350 fluturimeve. Në një deklaratë, vetë aeroporti bëri me dije se mbyllja do të zgjasë përgjatë gjithë ditës së premte dhe është në funksion të sigurisë së udhëtarëve por edhe stafit të aeroportit. “Pasagjerët nuk duhet të udhëtojnë drejt aeroportit në asnjë rrethanë derisa aeroporti të rihapet”, thuhet më tej në deklaratë. Janari i këtij viti ishte më i ngarkuari për aeroportin e britanisë së Madhe, me më shumë se 6.3 milionë udhëtarë, një rritje prej mbi 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Janari ishte gjithashtu muaji i 11-të radhazi me një mesatare prej mbi 200.000 udhëtarësh në ditë. Mbyllja e përkohshme e Heathroë sjell në mendje vonesat e vitit 2023 në aeroportet britanike kur sistemi i kontrollit ajror i Mbretërisë së Bashkuar pësoi defekt, duke ngadalësuar ngritjet dhe uljet e avionëve në mbarë vendin.

Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21