Top Channel/ Sulm në Nju Jork: Gruaja qëllon me thikë kalimtarët, ekzekutohet nga policia!
01/09/2026 12:43

Momente paniku përjetuan kalimtarët në Times Square të Nju Jorkut, ku një grua sulmoi me thikë në mënyrë të rastësishme dy persona, duke vrarë një prej tyre, ndërsa më pas u qëllua për vdekje nga policia. Të shtënat ndodhën pranë një stacioni policie të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut pikërisht përballë One Times Square, ndërtesës ku zhvillohet çdo vit ceremonia e numërimit mbrapsht për Vitin e Ri. Bëhet fjalë për një nga vendet më të frekuentuara nga turistët dhe më të mbikëqyrura nga policia në të gjithë Nju Jorkun. Gruaja, 49 vjeçe dhe banore e Queens-it, nxori dy thika nga një qese pazari dhe goditi me thikë në bark një burrë 68-vjeçar, i cili sapo kishte dalë nga stacioni i metrosë dhe po priste të kalonte rrugën së bashku me bashkëshorten e tij, deklaroi komisionerja e policisë, Jessica Tisch. Pak sekonda më vonë, gruaja goditi me thikë në bark edhe një grua 32-vjeçare, shtoi Tisch. Të dy viktimat u transportuan në spital. Gruaja humbi jetën, ndërsa burri është në gjendje të qëndrueshme, sipas policisë. Autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse viktimat ishin turistë apo banorë të qytetit. Video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë një grup prej të paktën dhjetë policësh të mbledhur rreth gruas. Sipas Tisch, policët u përpoqën për disa minuta ta bindnin gruan të hidhte thikat, përpara se të përdornin një taser. Pamjet tregojnë se taseri nuk arriti ta neutralizonte atë, ndërsa gruaja i kërcënoi sërish me armë efektivët, të cilët më pas e qëlluan për vdekje. 49 vjecarja rezulton të kishte pasur probleme të ngjashme me NYPD në vitet 2018 dhe 2019, incidente që duket se lidheshin me shëndetin e saj mendor, por nuk kishte precedentë arrestimi nga ky departament.

Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48
Top Channel/ Pezullohen 7 policë për reagimet në protestë. Caka: 55 ankesa, 4 të tjerë nën hetim
23/10 15:45
Top Channel/ Protestë me bluza të bardha, i riu te Mjekësia kundërshton akuzat Ramës
23/10 15:44
Top Channel/ Rama: Dhuna nga Antifa dhe fonde nga Irani. Dalin emrat e të përfshirëve në vandalizëm
23/10 15:43
Top News – Rama e nxorri me precedentë penalë, i riu tregon dëshminë e penalitetit-Jam i padënuar
23/10 15:36
Top Channel/ Vartës të Belinda Ballukut, pas Verdhos, edhe Gentian Gjyli në SPAK
23/10 15:08
Top News- Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Shtyhet seanca ndaj Ervis Shkambit dhe xhaxhait të tij
23/10 15:01
Top Channel/ “Lironi rrugën”, policia thirrje me megafon përpara Kryeministrisë, vijon protesta
23/10 14:58
Top Channel/ Sherr me thika pranë oborrit të gjimnazit në Has, tre adoleshentë të plagosur
23/10 14:55
Top News – Rama e citoi si kriminel / Studenti i përgjigjet para Kryeministrisë-Jam ekselent!
23/10 13:57
Top News – TVSH mbush arkën e shtetit. Inflacioni shton me 30 për qind të ardhurat në buxhet
23/10 13:39
Top News – Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja. Autori del para gjykatës, prezentë edhe familjarë
23/10 13:37