Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Dy ditë para zgjedhjeve
21/02/2025 23:20

Një sulm me thikë ka tronditur Berlinin, pas një incidenti të ndodhur pranë Memorialit të Holokaustit, në qendër të qytetit. Për fat të keq, viktima, një turist nga Spanja, ka mbetur në gjendje kritike dhe është dërguar menjëherë në spital. Arratisja e sulmuesit zgjati shumë pak, sepse u arrestua me shpejtësi nga forcat e rendit. Zëdhënësi i policisë bëri të ditur se sulmuesi nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit dhe nuk ka lënë armën në vendin e ngjarjes. Hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të motiveve të sulmit, që është i treti pas atyre që ndodhën më 31 dhjetor dhe 22 janar, kur emigrantë sirianë goditën me thika kalimtarë të rastit dhe fëmijë në parkun e Berlinit. Memoriali i Holokaustit është një nga pikat më të vizituara të Berlinit dhe një vend simbolik për kujtimin e viktimave të Holokaustit. Aktualisht, zona është nën mbikëqyrjen e autoriteteve policore, dhe është shpallur e sigurt pas ndërhyrjes së menjëhershme. Kjo ngjarje shton tensionin në Gjermani, në prag të zgjedhjeve të parakohshme të së dielës, të cilat pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Gjermanisë, por edhe për atë të Evropës. Në qendër të debatit politik është veçanërisht partia e ekstremit të djathtë AfD.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55