Shpërthime të shumta tronditën në orët e para të ditës qytetin jugor të Ukrainës, Zaporizhzhia – kryeqendra e njërit prej rajoneve të aneksuara ilegalisht nga Rusia. Raketat kanë sulmuar infrastrukturë e ndërtesa banimi njoftoi guvernatori Oleksandr Starukh, i cili akuzoi drejtperdrëjte Moskën e shtoi se të paktën dy persona kanë humbur jetën pas zjarreve dhe shkatërruimeve të konsiderueshme. “Objektivi i armikut ishte infrastruktura”, ka shkruar Starukh në rrjetet sociale.