Një cisternë ruse u dëmtua pas sulmit ukrainas me dron në ngushticën e Kerçit, duke ndaluar për pak kohë lëvizjen në urën strategjike që lidh Krimenë me Rusinë. Sulmi vjen një ditë pasi luftanija e Moskës u godit në Detin e Zi, por nuk u shënuan viktima. Numri i sulmeve në Detin e Zi është rritur nga të dyja palët që kur Moska doli nga marrëveshje e grurit muajin e kaluar që ka lejuar eksportet.