Top Channel/ Sulm masiv me dronë ndaj Moskës, Rusia akuzon Ukrainën
21/08/2024 20:38

Autoritetet ruse thanë të mërkurën se Moska u vu në shënjestër nga Ukraina në sulmin më të madh me dronë që nga fillimi i luftimeve në vitin 2022 dhe se arriti t’i shkatërrojnë ata. Rusia shkatërroi 45 dronë ukrainas gjatë natës, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes. Ajo tha se 11 dronë u shkatërruan në mbi rajonin e Moskës, 23 mbi rajonin Bryansk, gjashtë mbi Belgorod, tre mbi Kaluga dhe dy mbi Kursk. “Kjo ishte një ndër përpjekjet më të mëdha të bëra ndonjëherë për ta sulmuar Moskën duke përdorur dronë”, shkruajti kryebashkiaku i Moskës, Sergey Sobyanin në kanalin e tij në Telegram. Ai tha se të gjithë dronët u shkatërruan nga sistemet e forta të mbrojtjes të ngritura përreth kryeqytetit. Në disa kanale të mediave ruse u shfaqën video të dronëve që shkatërroheshin nga sistemet ajrore të mbrojtjes. Alexander Bogomaz, guvernatori i rajonit Bryansk, tha se rajoni i tij ishte vënë në shënjestër në një sulm “masiv”, por se 23 dronë u shkatërruan. Sulmet me dronë vijnë ndërsa forcat ukrainase po vazhdojnë të përparojnë në rajonin perëndimor të Kurskut të Rusisë. Instituti për Studimin e Luftës, me seli në Uashington, tha në raportin e tij ditor të martën vonë se ukrainasit kanë bërë përparime të reja në ofensivën që ka hyrë tashmë në javën e tretë. Instituti vuri në dukje se forcat ukrainase duket se po godasin urat e përkohshme lundruese të ngritura nga forcat ruse dhe pajisjet inxhinierike mbi lumin Seym, në një zonë në perëndim të rajonit Kursk. Sulmi në territorin e Rusisë ka rritur moralin në Ukrainë dhe ka ndryshuar dinamikën e luftimeve. Por nga ana tjetër, Ukraina vazhdon të humbasë terren në rajonin e saj industrial lindor të Donbasit.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20