Top Channel/ Sulm i ri në Bejrut, Izraeli shënjestron pasardhësin e Nasrallah-37 viktima!
04/10/2024 11:31

Sulmet ajrore izraelite në Liban po intensifikohen, me shpërthime masive të raportuara në Bejrut. Raketat izraelite goditën në afërsi të aeroportit ndërkombëtar të qytetit pranë periferisë Dahieh së konsideruar bastion i Hezbollahut. Zyrtarë vendas u thanë mediave amerikane se objektiv kryesor i sulmeve ishte lideri i ardhshëm i supozuar i Hezbollahut, Hashem Safieddine. Gjendja e tij nuk dihet ende. Ministria e shëndetësisë e Libanit thotë se 37 persona janë vrarë nga sulmet tokësore dhe ajrore izraelite në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të vdekjeve në më shumë se 2,000 që nga tetori i kaluar. Raportohet gjithashtu se një rrugë kryesore që lidh Libanin me Sirinë, nëpërmjet të cilës dhjetëra mijëra njerëz janë larguar, është ndërprerë nga bombardimet. Ushtria izraelite ka paralajmëruar banorët që të evakuohen nga komunitete në jug të Libanit që janë jashtë zonës të shpallur neutrale nga Kombet e Bashkuara, duke sinjalizuar se do të zgjerojë ofensivën tokësore të nisur më herët gjatë kësaj jave kundër Hezbollahut, që është edhe parti politike dhe që kontrollon shumicën e Libanit jugor. Forcat izraelite thanë se kanë goditur rreth 200 caqe të Hezbollahut në mbarë Libanin, përfshirë depo të armëve dhe pika të kontrollit. Sulmet ajrore kanë vazhduar gjatë natës dhe ka pasur një seri shpërthimesh masive në periferi të Bejrutit.Luftimet kanë detyruar pothuajse 1.2 milion persona të largohen nga shtëpitë e tyre në Liban, sipas zyrtarëve në Liban.Të paktën nëntë ushtarë izraelitë janë vrarë gjatë përleshjeve me militantët. Agjencia shtetërore e lajmeve në Liban tha se “më shumë se 10 sulme të njëpasnjëshme” kanë goditur caqe në periferi të Bejrutit, duke thënë se sulmet e fundit ishin “ndër më të fuqishmet” që kur Izraeli ka nisur ofensivën. Në javët e fundit, sulmet ajrore izraelite në Liban kanë vrarë udhëheqësin e Hezbollahut Hassan Nasrallah, dhe disa komandantë të lartë. Frika është rritur se konflikti mund të zgjerohet, teksa Irani, armiku i përbetuar i Izraelit, leshoi më herët pothuajse 200 raketa drejt Izraelit në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e udhëheqësve të lartë të Hezbollahut.

Top Channel/ Komploti ndaj bazës së Shba. Irani mohon akuzat se nxiti terroristët
03/10 23:19
Top News- Përmbytje të fuqishme në Spanjë, çmendet moti, lumenj balte vërshojnë drejt qyteteve
03/10 22:30
Top News- Alarm në SHBA, zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord
03/10 22:23
Top News- Dy doza vdekjeprurëse nuk e vranë, incidenti sjell dorëheqjen e kreut të burgjeve
03/10 22:14
Top News – Zbehet fuqia e Iranit në Hormuz. Nafta e papërpunuar rikthehet në nivelet e paraluftës
03/10 22:00
Top Channel/ Dodik: Bosnja ka vdekur. Lideri ekstremist i serbëve sulmon edhe ish-krerët e UÇK-së
03/10 21:52
Top News – Moti i keq shkatërron Kretën. Makina në det, shtëpi të përmbytura dhe rrugë të dëmtuara
03/10 21:30
Top News – Kim Jong Un teston raketat balistike/ Koreja e Veriut ‘ i tregon dhëmbët’ botës
03/10 21:00
Top News – Protesta kundër rritjes së qirave. Kriza e strehimit, spanjollët mbushin sheshet
03/10 20:00
Top Channel/ Thesari bizantin kthehet në Greqi. Bullgaria merr në këmbim eshtrat e Car Samuilit
03/10 19:55
Top News – Gjysma e Britanisë dëshiron sërish BE-në. Si mund të forcohet vota e Partisë Laburiste
03/10 19:10
Top Channel/“Do kthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë”: Befason me deklaratën aktivisti austriak!
03/10 17:42
Top Channel/ “Perëndimi i padrejtë me serbët”, REL: Putini po ringjall Serbinë e Madhe?!
03/10 17:38
Top Channel/ “Përmbytje” e BE me refugjatë, sulme centraleve atomike: Bëhet publik plani i Putinit!
03/10 17:36
Top Channel/ “Armët e Skënderbeut në Krujë”/ Fehlinger-Jahn: Nëse zgjidhem president, do t’i kthej
03/10 12:50
Top Channel/ Trump zbut tonet me Melonin: “Marrëdhënia jonë është e mirë, më ka pëlqyer gjithmonë”!
03/10 12:13
Top Channel/Rusia bombardon urën e dytë në Kiev, Klitschko:“Sulmet e Moskës po hyjnë në fazë të re”!
03/10 12:02
Top News – Sulme të reja ruse në Kiev. Goditet ura e dytë strategjike e kryeqytetit
03/10 11:52
Top News – ‘Fajin e ka e majta ekstreme’. Macron akuzon kundërshtarët për protestat e studentëve
02/10 22:45
Top News – Gjermania e Franca i përgjigjen Trump. 100 milionë fuçi naftë për të ulur çmimin në treg
02/10 22:00