Shtetet e Bashkuara ndërmoren sulme të reja ndaj Iranit, duke goditur një objekt ushtarak dhe duke rrëzuar dronë luftarakë të Republikës Islamike. Forcat e Komandës Qendrore Amerikane njoftuan rrëzimin e katër dronëve kamikazë në afërsi të Ngushticës së Hormuzit. Edhe një stacion kontrolli tokësor në Bandar Abbas, që po përgatitej të lëshonte një dron të pestë, u godit nga sulmet amerikane, pohuan zyrtarë që kanë preferuar të ruajnë anonimatin. “Këto veprime ishin të matura, thjesht për qëllime mbrojtëse dhe synonin ruajtjen e armëpushimit”, tha një prej tyre për Reuters. Dy orë më vonë, mbërriti shpagimi iranian.