Të paktën dy persona humbwn jetën dhe 11 të tjerë u plagoswn si pasojë e një sulmi të ri ajror rus mbi qytetin e Zaporizhzhias, në juglindje të Ukrainës. Sipas autoriteteve lokale, ushtria ruse ka përdorur bomba të telekomanduara ajrore, duke shënjestruar direkt një lagje të banuar dhe të populluar me civilë. Sulmi ka qenë jashtëzakonisht i fuqishëm, duke shkaktuar shkatërrimin e menjëhershëm të disa ndërtesave të banimit. Pamjet e publikuara nga vendngjarja tregojnë banesa të kthyera në gërmadha, makina të shkrumbuara dhe rrugë të mbuluara plotësisht nga mbetjet e strukturave të shembura. Forcat e emergjencës dhe ekipet e shpëtimit zbarkuan menjëherë në terren për të nxjerrë personat e mbetur nën rrënoja.