Top Channel/ Sulm i përgjakshëm në Rusi, vriten 40 persona, plagosen qindra të tjerë
22/03/2024 22:59

Të paktën 40 persona u vranë dhe mbi 100 të tjerë u plagosën në një sallë koncertesh në veri-perëndim të Moskës. Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se persona të armatosur hynë në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” afër kryeqytetit rus dhe qëlluan me armë automatike në drejtim të turmës që po ndiqte koncertin e grupit muzikor “Picnic”. Mbi 6 mijë veta kishin prerë biletat për të marrë pjesë në këtë aktivitet muzikor. Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, shihen autorët të cilët hapin zjarr duke vrarë çdo person që hasnin para. Ndërkohë të gjithë të pranishmit vrapuan për t’I shpëtuar plumbave. Në një prej videove të filmuara nga dëshmitarët, shihen katër persona të armatosur duke qëlluar me breshëri plumbash hollin e lokalit dhe duke ekzekutuar çdo person që u dilte para pavarësisht thirrjeve për mëshirë. Shërbimi I inteligjencës ruse, sipas Reuters, tha se në këtë masakër morën pjesë të paktën pesë persona të cilët para se të largoheshin I vendosën dhe zjarrin çatisë së ndërtesës. Shumë ambulanca, makina policie si dhe zjarrfikëse u drejtuan drejt vendit të ngjarjes ku bën të mundur dërgimin në spital të të plagosurve. Por teksa policia u vendos në kërkim të autorëve, forcat zjarrfikëse mundën të vendosnin flakët nën kontroll pas disa orësh. Rasti fillimisht u raportua si një sulm nga ana e forcave ukrainase në disa media ruse, por një gjë e tillë u mohua nga zyra e presidentit Zelensky, që nënvizoi se Ukraina nuk ka dorë në këtë ngjarje. Edhe Shtëpia e Bardhë tha se po mbledh informacion lidhur me këtë çështje, ndërsa mohoi kategorikisht që Kievi të jetë përfshirë në këtë sulm vdekjeprurës. “Nuk ka asnjë indikacion për momentin se Ukraina apo ukrainasit janë përfshirë në të shtënat”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby. Por autoritetet ruse e quajtën ngjarjen një sulm terrorist ndërsa paralajmëruan se do të ketë pasoja vdekjeprurëse për këdo që e ka ndërmarrë një sulm të tillë të përgjakshëm. Pamjet; AFP

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24