Top Channel/ Sulm global i hakerave? Goditet Cloudflare, ndërprerje e website, ChatGPT…
18/11/2025 16:22

Një ndërprerje e përmasave globale ka goditur sot shërbimet e Cloudflare, kompaninë gjigante të sigurisë dhe infrastrukturës së internetit, duke shkaktuar probleme serioze në platforma si X (ish-Twitter), OpenAI, Canva, PayPal, Uber si dhe në një sërë lojërash online. Incidenti nisi rreth orës 12:00 me orën e Shqipërisë, kur kompania publikoi njoftimin se po përjetonte një “problem në serverë” që po ndikonte mijëra klientë në të gjithë botën. Përdoruesit e X, ChatGPT përballeshin me probleme. Edhe faqja zyrtare e statusit të Cloudflare pësoi dështime, duke humbur dizajnin e saj bazë dhe duke lënë të kuptohet se problemi ishte i thellë dhe prekte sistemet qendrore të kompanisë. Cloudflare është një nga shtyllat kryesore të internetit modern, duke ofruar DNS, firewall, mbrojtje nga sulmet DDoS, CDN dhe sisteme sigurie për miliona faqe në mbarë botën. Ndaj, çdo problem në këtë nivel kthehet automatikisht në një efekt domino për qindra platforma që varen nga shërbimet e saj. Ndërprerja, e cila preku rrjete sociale, faqe interneti, aplikacione bankare dhe lojëra, tregon sesa i brishtë bëhet interneti kur infrastruktura bazë ka probleme. Analistët nuk përjashtojnë mundësinë e një sulmi masiv, një gabim kritik konfigurimi, ose një komprometim të ndonjë partneri të jashtëm. Ekspertët këshillojnë përdoruesit të jenë të duruar, pasi problemi nuk lidhet me pajisjet e tyre, ndërsa bizneset që përdorin Cloudflare inkurajohen të verifikojnë log-et dhe të përgatisin opsione alternative, në rast se incidenti përsëritet.

Top Channel/ Hegseth përdor Kosovën për t’u mbrojtur nga shkarkimi
10/11 23:34
Top Channel/ Debati për Shqipërinë në PE, vlerësohet raporti, por ka edhe kritika
10/11 23:28
Top Channel/ Spanjë, ekzekutohet shqiptari në atentat mafioz
10/11 23:25
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe, RMV i kërkon ndiihmë Komisionit të venecias
10/11 23:20
Top Channel/ E quajti shkodrën qytet serb, 3 vite burg politikanit malazez
10/11 23:17
Top Channel/ “Më ofruan para për intervista”! ”Skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me mediat
10/11 22:12
Top Channel/ Kryeministri Rama publikon pamje nga mbrëmja e pritjes së organizuar nga Emanuel Macron
10/11 21:48
Top News – Shtypi me makinë dy fëmijë. Dërgohet në gjyq shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi
10/11 20:45
Top News- Vrasja e Ardian Nikulajt, “rrëfehet” vrasësi portugez: E njoh Haxhinë, por…
10/11 20:20
Top News-‘Protestat, si tenxhere ku zien gjithçka’/ Rama: Opozita fshihet pas të rinjve të dhunshëm
10/11 20:12
Top Channel/ Procesi për vrasësin e Nikuljat, portugezi Saraiva kërkon ti shpëtojë burgut
10/11 20:08
Top Channel/ Strasburgu: Arrestimi i Belerit, i ligjshëm! Shkelje me afatet e paraburgimit
10/11 20:04
Top Channel/ Bien kreditë me probleme në banka, pranë nivelit më të ulët në 19 vite
10/11 20:02
Top Channel/ Asambleja e PS të shtunën, Veliaj kërkon të marrë pjesë, letër SPAK
10/11 19:59
Top Channel/ Ambasadorja e BE bën bashkë Gjiknurin dhe Bylykbashin: Dialog për Zgjedhoren
10/11 19:57
Top News–Tashës së TikTokut i bie të fikët/OSHEE i ndërpret energjinë: Kam paguar të gjitha faturat
10/11 19:55
Top Channel/ Rama nga Parisi: Radikalët nxitën dhunë! Synojmë të mbyllim negociatat brenda 2027
10/11 19:53
Top Channel/ Ligj për mbrojtjen e protestuesve, gati “kundërmasat” për paditë abuzive
10/11 19:51
Top Channel/ Forumi i Paqes/Rama nga Parisi flet për protestat:Opozita pas të rinjve të radikalizuar
10/11 19:30
Top Channel/Aksident në hyrje të Sarandës, makina përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital
10/11 19:27