Top Channel/ Suedia zyrtarisht në NATO. Zgjerohet territori i Alencës, Putin në telashe
07/03/2024 22:31

Suedia u bë zyrtarisht pjesë e Nato. Kreyministri suedez Ulf Kristersson I dorëzoi këtë të enjte dokumentacionin për anëtarësim kryediplomatit amerikan Antony Blinken. Cermonia u zhvillua në departamentin e shtetit, ndërsa vet Blinken përshëndeti anëtaren e 32-të aleancës euroatlantike, ndërsa e quajti një zhvillim historik. “Gjërat e mira u ndodhin atyre që kanë durim”, tha Blinken I cili shtoi më tej se çdo gjë erdhi si rrjedhojë e agresionit rus në Ukrainë. “Suedezët kuptuan diçka shumë të rëndësishme: nëse Putini dëshiron ta fshijë nga harta edhe një fqinj tjetër, ai mund të mos ndalet me kaq”, nënvizoi ai. Ndërkohë kryeministri suedez tha se ky është fillimi I një ere të re historike për politikën e sigurisë së Suedisë. Për NATO-n anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës, që ndajnë një vijë kufitare prej 1,340 kilometrash me Rusinë, përfaqëson zgjerimin më domethënës të Aleancës për dekada të tëra. Anëtarësimi i tyre është edhe goditje për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i cili tani përballet me një zinxhir pothuajse të pathyeshëm të anëtarëve të NATO-s në perëndim të vendit të tij, nga Deti i Zi deri në Arktik. Rusia nga ana tjetër ka kërcënuar se do të marrë masa politike dhe ushtarako-teknike ndaj Suedisë por ende nuk ka dhënë detaje se cilat do të jenë këto hapa. Në muajin janar Turqia miratoi kërkesën e Suedisë e më pas në shkurt ishte Hungaria vendi I fundit anëtar që dha aprovimin për kërkesën e paraqitur nga qeveria suedeze. Pamjet; AFP

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23