Top Channel/ Suedia në alarm! Dronë mbi aeroport, ndërpriten fluturimet
06/11/2025 22:31

Suedia ndërpreu të gjitha fluturimet në aeroportin e dytë më të madh në vend, për shkak të disa dronëve, njoftuan autoritetet. Dronët kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha të trafikut ajror nëpër Evropë gjatë muajve të fundit, duke detyruar mbyllje të përkohshme të aeroporteve në disa vende. Disa zyrtarë kanë fajësuar luftën nga Rusia për këto incidente, por Moska ka mohuar se ka gisht në to. “Në Aeroportin suedez është vërejtur një dron ose disa dronë”, tha një zëdhënës i agjencisë së aviacionit civil. Një zëdhënës i policisë suedeze tha se policia mori informacione mbi detektime të dyshuara të dronëve nga disa persona dhe shkoi në vendngjarje për të mbledhur informacione, me qëllim që të konfirmojë këto pretendime. “Ne kemi nisur një hetim për sabotim të dyshuar të aviacionit”, tha zëdhënësi i policisë. Ky aeroport është i dyti më i madh në Suedi, pas atij në Stokholm. “Hapësira ajrore mbi aeroport është aktualisht e mbyllur për shkak të indikacioneve për një dron të dyshuar. Hapësira ajrore do të mbetet e mbyllur derisa policia të përfundojë hetimet”, njoftuan autoritetet suedeze. Të martën, detektimet e dronëve detyruan autoritetet në Belgjikë të mbyllnin aeroporte dhe një bazë ushtarake, teksa ministri i Mbrojtjes i shtetit e quajti një sulm të koordinuar.

Top News- Zelanda e Re & Australia presin 2026/Fishekzjarrët ndriçojnë qiellin, shfaqje spektakolare
31/12 15:36
Top Channel/ Ngjarjet që tronditën 2025, nga inaugurimi i Trump, sulmi në Iran deri te…
31/12 15:21
Top Channel/ Viti i Ri 2026! Mbërrin në vendet e Lindjes së Largët, ndizen dritat e festës
31/12 15:09
Top News – 2025-a në fjalët e Donald Trump / Deklaratat më të famshme të presidentit amerikan
31/12 14:00
Top News – Trupat amerikane në Ukrainë / Zelenski diskuton praninë e mundshme me Uashingtonin
31/12 13:34
Top News – Tajvani me frymën pezull, në gatishmëri / Kina tërheq anijet luftarake pas stërvitjeve
31/12 13:34
Top News – Pasagjerët ‘flenë’ në tren gjatë natës / Kaos në udhëtime, vonohen trenat Eurostar
31/12 13:32
Top News – 2026 erdhi…në Kiribati / Vendi i parë në botë që pret Vitin e Ri
31/12 13:31
Top News – Putin urdhëron pushtim të ri tokash / ‘Do më shumë Ukrainë’ në 2026, ‘injoron’ Trumpin
31/12 13:00
Top News – I shndërron dronët në qiell, në pluhur / E ardhmja e luftës, Izraeli dislokon Iron Beam
31/12 12:47
Top News – Vendi i parë në botë që ndalon ‘letrat’/‘Nuk shkruan më askush’, fundi i shërbimit postar
31/12 12:46
Top News – Rusia ‘bën shoshë’ Odesën / Sulme pa u ndalur, plagosen 6 persona, mes tyre fëmijë
31/12 11:58
Top Channel/ Protesta anti-qeveritare në Iran, njerëzit dalin në rrugë me kërkesa politike
31/12 11:57
Top News – Ukraina ‘ngrin’ Moskën, e lë në terr/ Qindra e mijëra njerëz në terr pas sulmeve me dronë
31/12 11:57
Top Channel/ Eurostar rinis punën, defekti ndërpreu lëvizjen e trenave në kanalin e La Manshit
31/12 11:56
Top News – Bullgaria ‘përqafon’ Euron / Mes frikës dhe pasigurisë, merr fund era e Levës
31/12 11:55
Top News – Vrimë gjigante në kasafortën e bankës / Grabitje spektakolare në Gjermani, ‘si në filma’
31/12 11:54
Top News – Treni del nga shinat, derdh squfur / Vagonat mbi njëri-tjetrin, banorët mbyllen në shtëpi
31/12 11:51
Top News – Viti 2025 në foto…Një ‘kronikë vizuale’ e momenteve më të paharrueshme
31/12 11:45
Top News – Rikthimi i Trump, luftë dhe stuhi…Bota në 2025-ën, ngjarjet që përcaktuan vitin
31/12 11:00
DIGITALB DIGITALB