Top Channel/ Sudani njeh Kosovën/ Bëhet shteti i 119-të pas Kenias që njeh Pavarësinë
12/04/2025 22:56

Sudani është bërë shteti i 119-të që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Këtë të shtunë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit, Ali Youssef el-Sharif i cili i ka dhënë njoftimin për njohjen. Në një video të publikuar në rrjetet sociale Osmani ka falenderuar Sudanin për njohjen. "Ishte nder dhe kënaqësi të takohem me Ministrin e Jashtëm të Sudanit, takimi i parë ku më informoi me instruksionet e Presidentit të Sudanit për të njohur Kosovën dhe për të thelluar bashkëpunimin diplomatik mes dy vendeve" Osmani takoi përfaqësuesin e shtetit të Sudanit në kuadër të Forumit Diplomatik të Antaials. Diplomati sudanez dhe presidentja Osmani kanë falenderuar edhe Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për Forumin. Presidentja e Kosovës u shpreh për njohjen se ky është fillimi i një parneriteti madhështor. "Nuk gjej fjalët e duhura për të shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës, popull shumë mirënjohës për këtë njohje, sepse nuk është vetëm njohje e pavarësisë, por është njohje e vështirësive që kemi kaluar dhe përpjekjeve për të qenë të lirë, të pavarur e sovranë. Në emër të popullit të Kosovës, faleminderit nga zemra dhe njëkohësit jini të sigurt që mund të mbështeteni në Republikën tonë si aleat dhe partner i Sudanit" Ministri i Jashtëm i Sudani i bëri ftesë presidentes Osmani për vizitë derisa tha se mezi pret thellimin e bashkëpunimit. "Jam i nderuar që përcjell mesazhin që populli i Sudanit njeh Kosovën si pjesë të komunitetit ndërkombëtar" Sudani, shtet ky në kontinentin e Afrikës, është shteti i radhës, pas Kenias që në pak javë njeh pavarësinë e Kosovës, gjë që u përcoll me kundërshtime nga ana e Serbisë.

Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53
Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40