Një stuhi e dhunshme ka mbjellë shkatërrim në rajonet turistike të Emilia-Romagnas në Itali. Shira të rrëmbyer, erëra që mbërrinin shpejtësinë mbi 100 kilometra në orë dhe breshër kanë goditur Riminin e Ravenën, duke shkaktuar atje dëme të konsiderueshme materiale. Mediat lokale kanë folur për “një bombë të vërtetë moti”, duke përmendur faktin që stuhia e rrallë rigjeneron veten falë lagështirën që merr nga deti i ngrohtë.