Stuhia që kaploi Kosovën të martën pasdite ka lënë të lënduar disa persona e ka shkaktuar dëme të theksuara materiale në disa qytete. Në Pozharan të Komunës së Vitisë, dy persona morën lëndime të lehta trupore nga rrëzimi i dyerve hyrëse të oborrit të tyre.