Ashtu siç ishte paralajmëruar, një stuhi e fuqishme ka mbërritur në Shqipëri dhe vendet fqinje. Era e fortë përfshiu mbrëmjen e të martës qytetin e Vlorës, duke shkaktuar probleme në zona të ndryshme, ndërsa qytetarët dhe pushuesit u larguan nga bregdeti, për shkak të rrezikut nga rrëzimi i pemëve dhe objekteve të ndryshme. Në zonën e Lungomares, bizneset mblodhën çadrat dhe karriget, për shak të erës së fuqishme, që vështirësoi aktivitetin normal.