Stuhia e dëborës Barbara ka shkaktuar problemet e para në Greqi. Policia greke ka njoftuar se ka vënë në jetë planin e masave për përballimin e situatës emergjente të krijuar prej stuhisë e cila ka mbuluar pjesën më të madhe të territorit helen. Sipas ministrisë së mbrojtjes civile dhe emergjencave,reshjet e dendura kanë paralizuar pothuaj tërësisht trafikun në periferinë e Athinës,ndërsa që prej orës 18.00 sipas orës lokale,është urdhëruar ndalimi i qarkullimit në lagjet veriore të kryeqytetit të vendit.