Një stuhi e fuqishme dhe erëra që mbërrijnë shpejtësinë 152 km/orë, janë përplasur mbi disa rajone të Gjermanisë. Aeroporti i Hamburgut gati është mbyllur, ndërsa ai i Frankfurtit ka ndërprerë shumë fluturime. Lufthansa anulloi 20 fluturime, e tha se disa të tjerë pritet të kenë vonesa. Në shumë rajone hekurudhat janë bllokuar për shkak të pemeve të rrëzuar, e ne disa zona ka edhe ndërprerje të energjisë elektrike.