Reshjet e dendura të dëborës në Athinë kanë çuar në mbylljen e disa akseve rrugore të kryeqytetit grek. Shumë rrugë janë bllokuar, ndërsa për të lëvizur me automjet drejt qendrës të Athinës duhen zinxhirë. Shumica e akseve kryesore të kryeqytetit janë të mbyllura ndërsa situatë paraqitet e vështirë në zonën veriore të Athinës.