Top Channel/ Stuhia “Boris” bën kërdinë në Evropën Lindore e Qendrore! Pamje apokaliptike në Rumani
14/09/2024 21:45

Katër persona kanë humbur jetën në Rumani nga përmbytjet e shkaktuara nga stuhia Boris, e cila ka sjellë shira të rrëmbyeshëm në Evropën Qendrore dhe Lindore. Që nga e enjtja, pjesë të Austrisë, Republikës Çeke, Hungarisë, Rumanisë dhe Sllovakisë janë goditur nga erëra të forta dhe shira jashtëzakonisht të ashpra. “Ne po përballemi sërish me efektet e ndryshimeve klimatike, të cilat janë gjithnjë e më të pranishme në kontinentin europian, me pasoja dramatike. Duhet të vazhdojmë të forcojmë kapacitetin tonë për të parashikuar ngjarje ekstreme të motit”, tha presidenti rumun. Në Rumani janë shënuar edhe dëme të shumta, përfshirë shkatërrimin e 5000 shtëpive. Qindra njerëz janë shpëtuar në 19 pjesë të vendit, thanë shërbimet e rasteve emergjente, duke publikuar një video të shtëpive të përmbytura në një fshat buzë lumit Danub. Banorët vendas e kanë konsideruar këtë situatë të krijuar një katastrofë me përmasa të mëdha. Rreth 100,000 zjarrfikës janë mobilizuar në Republikën Çeke, ku të premten janë regjistruar afro 2,900 incidente, shumica prej tyre për shkak të pemëve të rrëzuara dhe përmbytjeve. Pothuajse 50,000 shtëpi janë pa energji elektrike këtë të shtunë, tha kompania çeke e energjisë CEZ dhe një spital në qytetin juglindor u evakuua të shtunën në mëngjes. Sllovakia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kryeqytetin Bratislavë. Ndërkohë në Poloni, qeveria paralajmëroi se situata do të ishte më e vështira në jugperëndim. Austria regjistroi erëra prej 146 kilometrash (91 milje) në orë. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë rreth 150 herë në kryeqytet që nga e premtja për të pastruar rrugët e bllokuara nga mbeturinat e stuhisë dhe për të nxjerrë ujin nga bodrumet. Katër mijë shtëpi në rajonin janë pa energji, teksa autoritetet paralajmërojnë se kulmi i stuhisë nuk ka ardhur ende.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04