Dara e të nxehtit ekstrem ne Itali, po ngadalësohet: Metereologët vendas pohojnë se nga 21 qytete në alarm të kuq që vendi regjistron sot, nesër do të mbeten vetëm dy. I nxehtit përvëlues, shkruajnë mediat italiane, do të tërhiqet, teksa me hyrjen e muajit korrik konfirmohet edhe ndryshimi i motit që sipas ekspertëve, do të sjellë një ndërprerje graduale të kësaj vape të jashtëzakonshme e cila ka përfshirë jo vetëm Italinë, por edhe një pjesë të madhe të kontinentit europian.