Një valë moti ekstrem po prek njëkohësisht Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut, me tornado, stuhi të fuqishme, reshje të rrëmbyeshme dhe përmbytje që kanë vënë në alarm autoritetet. Në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 116 milionë banorë janë nën rrezik nga stuhitë e forta që pritet të sjellin tornado, erëra shkatërruese, breshër të madh dhe përmbytje të menjëhershme.