Rreth 900 milionë njerëz në Kinë janë infektuar me koronavirus që nga 11 janari, sipas një studimi të Universitetit të Pekinit. Raporti vlerëson se provinca Gansu, është më e prekura e ndjekura nga Yunnan. Kulmi i valës së Covid në Kinë pritet të zgjasë dy deri në tre muaj, sipas ish-kreut të Qendrës Kineze për Kontrollin e Sëmundjeve.