Këto janë pamjet nga pika kufitare në Bllatë ku pala e doganës maqedonase bllokoi studentët nga Tirana që ishin nisur në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë në Shkup. Studentët bëjnë me dije se janë mbajtur 8 orë në autobus me pretendimin se po kryen verifikime, duke i penguar ata të vazhdonin rrugën për në Shkup.