Top Channel/ Studentët “rrethojnë” Vuçiç/ Beogradi nën ethet e protestës
14/03/2025 23:05

Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Beogradit mbrëmjen e së premtes për të mirëpritur studentët që po mbërrijnë në kryeqytetin e Serbisë në këmbë nga skajet e largëta të vendit, për një protestë të madhe që do të zhvillohet të shtunën. Teksa pritej mbërritja e kolonave të para të këmbësorëve nga Serbia jugore dhe perëndimore, disa çiklistë nga Kragujevci ishin të parët që arritën në qendër të Beogradit. Duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrimin “studentë, Beogradi është i juaji”, qytetarët i pritën studentët në kryeqytet edhe me medalje e lule. Studentët në bllokadë, ndër të tjera, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 njerëzve nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor 2024. Rojet e studentëve u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos iu afrohen traktorëve dhe gardhit që çon në Parkun e Pionierëve në mes të Presidencës së Serbisë dhe Kuvendit të Serbisë, ku janë vendosur në kampe një grup tjetër studentësh që kundërshtojnë bllokadat e fakulteteve. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç doli të premten në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp dhe tha se shteti “do të ndërmarrë të gjitha masat” për të siguruar paqe dhe paralajmëroi arrestimin e atyre që shkaktojnë incidente. Qeveria kishte akuzuar më parë opozitën për përgatitjen e dhunës, ndërsa studentët hodhën poshtë akuzat. Protesta në Beograd konsiderohet si kulmi i demonstratave disamujore anembanë Serbisë të udhëhequra nga studentët.

Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56