Është mbajtur sot komisionin parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, ku u diskutua lidhur me pengesat që hasen për avancimin në karrierën artistike dhe akademike të artistëve në vendin tonë. Prezente në këtë komision ishte dhe këngëtarja e njohur Manjola Nallbani e cila u ndal te problemet lidhur me kualifikimet dhe ndjekjen e doktoraturës, duke thënë se nuk duhet të jetë e detyrueshme që një artist me përvojë të gjatë të privohet nga e drejta e dhënies së mësimit në rast se nuk ka doktoraturën.