Top Channel/ Studentët në protestë/ Studentët e mjekësisë kundërshtojnë “punësimin me detyrim”
23/10/2023 19:45

Studentët e mjekësisë vazhdojnë sërish protestën e tyre, këtë herë duke hedhur letra higjenike drejt ministrisë së Arsimit. Që prej fillimit të këtij viti akademik, studentët kanë protestuar në forma të ndryshme, për shfuqizimin e ligjit që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve, si bojkot, marshim apo hedhje vezësh drejt ministrisë së Arsimit. “Zonja ministre nuk ka dhënë dorëheqjen akoma. Turp, turp turp! Ministri e turpit”, thonë studentët njëzëri, ndërsa kanë vendosur pankarta si ‘Ne nuk po i marrim leksionet tona, për t’ju mësuar ju një’ apo ‘Në vendin tim në vendin tënd, një ligj i çmendur të gjithë i çmend’. Gjithashtu ata nuk pranojnë tarifën e studimit 240 mijë lekë, e cila u miratua dy ditë më parë nga bordi i administrimit. Çdo student i mjekësisë që nuk përmbush detyrimin ligjor, për të ofruar shërbim shëndetësor nga 3- deri në 5 vite në vendin e tij, do të duhet të paguajë një tarifë prej 240 mijë lekë të reja për çdo vit studimi. Nëse një vit studimi ka kosto 240 mijë lekë, për 6 vite studentët duhet të paguajnë 1.440.000 lekë. Protesta e studentëve të mjekësisë është zhvendosur paraditen e sotme përballë ministrisë së Arsimit, ku kanë filluar të gjuajnë drejt saj edhe me vezë. Në këtë proteste janë të pranishme forca të shumta policore dhe qarkullimi i automjeteve në këtë zonë të kryeqytetit është bllokuar.

Top Channel/ “Po ecim drejt standardeve europiane”, ministrja Ibrahimaj: Bizneset rritën investimet
26/02 18:55
Top Channel/ “Shqipëria në moment kyç drejt BE”, ministrja Dhuka: 2025 historik për çeljen kapitujve
26/02 18:54
Top News- “Paketa e Maleve ndër nismat kryesore”, Demo: Rishikim shërbimeve vendore
26/02 18:46
Top News – ‘Çështja Balluku është e qartë’. AFET diskuton raportin për Shqipërinë
26/02 18:12
Top News- Bllata s’e përballon fluksin/ Devijimi i trafikut të Qafë Thanës krijon radhë të gjata
26/02 18:10
Top News – Berisha mbron SPAK-un: Rama sulmon drejtësinë për hallet e veta
26/02 15:47
Top Channel/Punimet në Librazhd-Prrenjas, po punohet për hapjen e një kalimi provizor
26/02 15:44
Top News – ‘Jemi në udhëkryq’. Rama pa vendim për Ballukun: Do ndërhyjmë te ligjet
26/02 15:36
Top Channel/ Bllokimi i Qafë Thanës devijon trafikun e mallrave në pikën kufitare të Bllatës
26/02 15:22
Top Channel/ Erdhi për dhëmbët, humbi jetën! Gjendet i pajetë gjermani në Fier
26/02 15:20
Top Channel/ Ekstradohet nga Dubai Durim Bami, i shumëkërkuari mbërrin pasdite
26/02 15:19
Top Channel/ Rezoluta e PE për Shqipërinë, debate për korrupsionin, protestat dhe Ballukun
26/02 15:15
Top Channel/ Rama, kritika të forta drejtësisë: Refuzova dorëheqjet e Ballukut. Pres raportin
26/02 15:15
Top News- 1.4 mln euro ar dhe kokainë / Kapet në Bullgari, ishte nisur nga Holanda drejt Turqisë
26/02 14:23
Top News – Merz ‘i shtrin dorën’ Kinës / Të punojmë për të kapërcyer boshllëqet tregtare
26/02 13:39
Top News – Aktorja që lufton të rimarrë fytyrën / AFP, reportazh për ‘Diellën’ dhe Anila Bishën
26/02 13:24
Top News- 500 mln euro nga bastet e paligjshme/ Humbjet në buxhet, athina ashpërson legjislacionin
26/02 13:13
Top News – Profili i presidentit të ri. PDK nuk mbështet Vjosa Osmanin-E njëanshme!
26/02 13:09
Top News – Niset nga Greqia drejt Iranit/ Aeroplanmbajtësja e trump në rrugë, bisedime në gjenevë
26/02 13:08
Top News – Raketa që do të shkojë në Hënë… /NASA e zhvendos nga platforma, nisin riparimet
26/02 13:04
DIGITALB DIGITALB