Nga Qendra e Studentëve, qindra studentë nga të gjitha universitetet e Kosovës nisën marshin e tyre në kundërshtim të aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Marshimi deri në sheshin Skënderbeu u përshkua me thirrjes “UÇK” e emrat e të dënuarve padrejtësisht nga Dhomat e Specializuara. Studentët njëzëri thanë se nuk e pranojnë vendimin dënues ndaj Hashim Thacit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, derisa ende besojnë në drejtësinë perëndimore.