Nga Kurbini, Ervin Hysaj prej tre vitesh po qëndron në kryeqytet, sepse vendosi të nis universitetin në moshën 35 vjeçare. “Tani jam 37 vjeç, vazhdoj vitin e III në gjuhë letërsi”, shprehet Ervin Hysaj. Në auditor është pritur mirë, megjithëse fillimi në Fakultet në Tiranë e ka hasur me sy gjykues.