Ishte viti 1942 kur një fshat i vogël i Librazhdit, i pozicinuar thellë rreze malit do të shkruante historinë e besnikërisë, trimërisë dhe mikpritjes se shqiptarëve. 26 hebrenj, të cilët në atë kohë ndiqeshin nga gjermanet do të strehoheshin për rreth 2 vite e gjysmë në Qarrishtë, në familjen e Mefail Biçakut. Sot emri i familjes Biçaku gjendet i gdhendur në murin Përkujtimor të Shpëtuesve ndërsa së fundmi kryeministri Izraelit nderoi me medalje familjen nga Librazhdi.