Është ekstraduar këtë të hënë nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, një 29-vjeçar shqiptar i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për plagosje me armë zjarri pistoletë. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Manchester, Britani e Madhe, u bë i mundur ekstradimi i Ledio Hysës drejt vendit tonë.