Top Channel/ Strasburgu rrëzon gjykatat shqiptare/ Lanë në paraburgim qytetaren, shkelën KEDNJ
17/01/2024 19:34

Gjykata e të drejtave të njeriut në Strasburg ka konstatuar se shteti shqiptar ka abuzuar kundrejt një shtetaseje duke e vendosur në paraburgim jashtë kritereve ligjore. Në çështjen “Hysa kundër Shqipërisë”, gjykata evropiane vëren se kundrejt shtetases shqiptare, e akuzuar për skemë mashtrimi me rimbursimin e TVSH-së kur ishte zyrtare në Drejtorinë e Tatimeve, nuk kishte arsye të mjaftueshme dhe të duhura për të marrë masën e paraburgimit duke shkelur parimet e konventës europiane për të drejtat e njeriut në nenin 5 pika 3, që lidhet me lirinë dhe sigurinë. Shtetasja Afrodita Hysa paditi shtetin shqiptar me argumentin se dhënia e paraburgimit ishte e paarsyetuar pasi ajo ishte vetë-dorëzuar në polici dhe rreziku i arratisjes nuk ekzistonte, pasi ishte martuar me një oficer policie dhe nënë e dy fëmijëve të vegjël. Fillimisht, shtetasja e apeloi vendimin në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, të cilat e lanë në fuqi duke iu drejtuar më pas organit më të lartë gjyqësor në Evropë. Sipas Gjykatës së Strasburgut vetëm rëndësia e veprës penale nuk mjafton për të sjellë paraburgimin. Duke fshikulluar drejtësinë shqiptare, GJEDNJ shprehet se “Justifikimi për çfarëdo periudhe burgimi, pavarësisht se sa e shkurtër ka qenë kjo periudhë, duhet të demonstrohet në mënyrë bindëse nga autoritetet”. Gjykata Evropiane vendosi se znj.Hysa duhet të dëmshpërblehet në vlerën 8 mijë euro për dëmin jopasuror të shkaktuar si dhe për kostot dhe shpenzimet gjatë proceseve gjyqësore.

Top Channel/Gjanica nxin, shqetësim në Fier, uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë
14/11 12:18
Top Channel/ Instituti për Bashkitë: Buxheti 2027 nuk parashikon kostot dhe kursimet e reformës
14/11 12:12
Top Channel/ Nga burgu, kryebashkiaku Veliaj kërkon mocion mosbesimi ndaj kreut të socialistëve
14/11 12:08
Top News – Vidhnin automjete në Fier. Arrestohet 51-vjeçari, në kërkim 2 bashkëpunëtorët
14/11 12:01
Top News -Veliaj kërkon mocion mosbesimi për Ramën. SMS Asamblesë: Askush s’është i pazëvendësueshëm
14/11 11:44
Top Channel/ Incident gjatë rrugës për në Asamble, qëllohet me vezë eskorta e Ramës në Manëz
14/11 11:15
Top Channel/ Kolaps në Korçë, gjysma e qytetit pa ujë pas një defekti në tubacion
13/11 23:11
Top News-Sinjale nga SHBA për zgjedhjet vendore/Zyrtarja e DASH takim me tre përfaqësues të opozitës
13/11 21:35
Top News – 280 paund në ditë për shpërndarje. Bandat shqiptare reklamojnë ‘biznesin’ në TikTok
13/11 20:30
Top News- Kapet në Igumenicë shqiptarja/ 31-vjeçarja transportoi mbi 86 kg kanabis me makinë
13/11 20:18
Top News- Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë/ GJKKO rrëzon kërkesën e grupit të kokainës
13/11 20:11
Top News – Hapat e Shqipërisë drejt BE/ Studim nga Parlamenti Europian, kritika për korrupsionin
13/11 20:02
Top Channel/ Berisha: Duhet bashkim në zgjedhje. Nuk do të bojkotojmë
13/11 19:45
Top Channel/ Ndryshon projekti i hekurudhës, stacioni i trenit spostohet 500 m larg aeroportit
13/11 19:42
Top Channel/ Studimi i PE, negociatat brenda 2027: Shqipëria në BE 2029-2030!
13/11 19:35
Top News- Arrestohet shqiptari në Kakavijë. Kërkohej nga Zvicra për trafik droge dhe pastrim parash
13/11 17:54
Top Channel/ BE paralajmëron për kurthin rus/ Kallas kërkon armëpushim në Ukrainë
13/11 16:16
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channel/ Rindizet konflikti në Lindjen e Mesme: Irani sulmon radarin e SHBA-së në Bahrein!
13/11 16:10
Top Channel/ Homazh për Ibrahim Tukiçin. 100-vjetori i lindjes së tenorit të madh
13/11 16:10