Një grup vendesh të Bashkimit Europian do ta shtyjnë Brukselin këtë javë të dalë me plane të qarta për vendosjen e një cmimi tavan të gazit, sipas një drafti të parë nga Reuters. BE-ja propozoi një paketë masash emergjente për të trajtuar rritjen e çmimeve të energjisë në fillim të këtij muaji, por e ka shmangur deri më tani një kufi të çmimit të gazit, propozim ky që ka përcarë 27 vendet anëtare të bllokut.