Në prag të nisjes së takimit të ministrave të Mbrojtjes së shteteve të NATOS, sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg u pyet për deklaratat e ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se nëse fiton zgjedhjet vendi i tij nuk do të mbrojë asnjë nga vendet aleate nëse nuk do të përmbushin obligimet financiare. Stoltenberg theksoi se NATO do të jetë në krah të çdo vendi anëtar ndërsa i kërkoi Rusisë që të mos krijojë iluzione.