Top Channel/ Stoltenberg: “Me talebanët, mjete diplomatike: po nuk zunë mend, ka dhe mënyrë tjetër!
22/08/2021 10:57

Aleatët e Nato-s do të përdorin mjetet diplomatike për t`u siguruar që talebanët do t`i qëndrojnë zotimeve të tyre. Nëse nuk binden, atëherë do të ketë sanksione”, deklaroi shefi i përgjithshëm i aleancës më të madhe ushtarake të globit, Jens Stoltenberg. Pasi morën kontrollin e Afganistanit, talebanët u zotuan të falin afganët që kanë punuar me forcat ndërkombëtare e thanë se do t`u sigurojnë atyre një largim të sigurtë. Raportet që mbërrijnë nga terreni ndërkohë, tregojnë se kjo nuk po zbatohet në të gjithë rastet. Shumë vende perëndimore janë përballur me një sfidë të vërtetë përsa i takon evakuimit të qytetarëve të tyre dhe stafit lokal. “Problemi nuk është mungesa e avionit. Shumë aleatë e kanë deklaruar hapur se janë gati t`i marrim afganët. Cështja është që ata nuk po hyjnë dot në aeroport”, u shpreh Stoltenberg. Kreu i Nato-s theksoi edhe një herë se presin që talebanët të garantojnë kalim të mirë. “I kemi disa mekanizma në dorë për t`i bindur, dhe do t`i përdorim”, tha ai. Stoltenberg e pranoi se kjo situatë është e vështirë për Nato-n, ndërsa shtoi se aleatët duhet të jenë të sinqertë e t`i përgjigjen edhe pyetjeve të vështira mbi mësimet duhet nxjerrë nga e gjithë kjo ndodhi.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30