Top Channel/ Stoltenberg kundër planit të Polonisë: NATO nuk hyn në luftë me Rusinë!
15/07/2024 14:37

Jens Stoltenberg është shprehur kundër planit të Polonisë për të përdorur sistemet e mbrojtjes ajrore me qëllim rrëzimin e raketave ruse mbi territorin e Ukrainës. Lajmin e përcjellin mediat ukrainase, sipas të cilavë, kreu i aleancës më të madhe ushtaraeke të globit e ka ripohuar mbështetjen e saj për vendin e përballur prej tre vitesh tashmë me agresionin rus. “ Por politika e NATO-s është e pandryshuar, ne nuk do të përfshihemi në këtë konflikt. Ne nuk do të bëhemi pjesë e luftës. Pra, ne mbështesim Ukrainën në shkatërrimin e avionëve rusë, por NATO nuk do të përfshihet drejtpërdrejt”, citohet të ketë thënë ai. Stoltenberg e mbështeti sidoqoftë qëndrimin se “Ukraina ka të drejtë të sulmojë objektivat legjitime ushtarake në territorin e Rusisë, vendit agresor” dhe vuri në dukje se “vende të ndryshme kanë vendosur kufizime të ndryshme në përdorimin e armëve që i ofrojnë Ukrainës”. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s përshëndeti po ashtu dritën jeshile të SHBA-së për të përdorur raketa amerikane për të goditur territorin rus pranë kufirit me Ukrainën në rajonin e Kharkivit. Sistemet e raketave antitank ‘Javelin’ janë pjesë e një ndihme të re prej 275 milionë dollarësh që Shtetet e Bashkuara po i dërgojnë Ukrainës. Raketat ‘Javelin’ janë bërë simbol i rezistencës ukrainase kundër agresionit të Rusisë dhe vlerësohen nga trupat e Kievit gati si “të shenjta”.

Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09
Top News – Numër rekord arabësh në parlamentin e ri / Izrael, Netanyahu një hap më pranë largimit
11/11 11:57
Top News – Trump për Hegseth: Patriot i vërtetë! Sekretari i luftës nuk shkarkohet, dështon hetimi
11/11 11:53
Top News – ‘Hyni të gjithë në bunkerë!’ Po vijnë dronë nga Rusia, NATO ngre avionët luftarakë
11/11 11:52
Top News – Arrestohet ushtari amerikan në Britani / Akuzohet se spiunonte për llogari të Rusisë
11/11 11:52