Ministrat e Jashtëm të NATO-s po takohen për dy ditë me radhë në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e hapi takimin duke thënë se NATO është e përgatitur të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të saj dhe se mbështetja e tyre për Ukrainën do të vazhdojë e palëkundur